Cristiano Ronaldo do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës prej Real Madridit.
Kështu së paku raporton televizioni sportiv italian, “Sky Sport”, e cila ka bërë të ditur edhe shumën e parave që ekipet duhet të paguajnë për transferimin e reprezentuesit portugez.
Sipas mediumit italian do të duhen vetëm 60 milionë euro për ta blerë portugezin, shifër absolutisht e përballueshme për klubet që kërkojnë shërbimet e CR7, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se shumë klube evropiane po e kërkojnë sulmuesin e Realit mes tyre më favoriti është Paris Saint Germain.
Mbetet të shihet nëse 31-vjeçari do të largohet prej Los Blancos për këtë shifër, pasi që sipas ueb-faqes së specializuar për shit-blerje të lojtarëve, transfermarkt.de, Ronaldo vlerësohet rreth 110 milionë euro. /Telegrafi/