Telegrafi

Kaq muaj do të mungojë Aaron Ramsey

Aaron Ramsey of Arsenal is seen by medics for an injury during the Premier League match between Arsenal and Liverpool played at The Emirates Stadium, London on 14th August 2016

Arsenalit po i shtohen numri i lojtarëve të lënduar.

Pas Per Mertesackerit dhe Gabriel Paulistës, Arsene Wenger ka marrë edhe një lajm të hidhur prej stafit mjekësor.

Këta të fundit kanë konfirmuar se mesfushori Aaron Ramsey do të mungojë rreth një muaj si pasojë e një lëndimi të marrë kundër Liverpoolit, transmeton Telegrafi.

Ramsey ka marrë një lëndimi në gjurin e këmbës së djathtë në minutën e 61-të takimit, të cilin e ka humbur skuadra londineze me rezultat 4-3.

Kujtojmë se tashmë trajneri francez, Wenger nuk i ka shërbimet e mbrojtësve, Mertesacker dhe Paulista, ndërsa si zëvendësues të tyre është përfolur të jetë Shkodran Mustafi në Valencia. /Telegrafi/