Pas triumfit në kampionatin evropian të futbollit, ku u shpall kampion i Portugalisë, Ronaldo i bëri një dhuratë vetes.
Dje raportuam se sulmuesi i Real Madrid e ka shpërblyer veten pas triumfit në Euro 2016, duke i shtuar koleksionit të tij të veturave edhe një supermakinë.
Futbollisti ka shpërblyer veten me një Bugatti Veyron Grant Sport pas triumfit në Euro 2016, transmeton Telegrafi.
Por, tek sot është bërë e ditur shuma e parave që është dashur të paguaj portugezi për automobilin luksoz, të cilën e quajti “Bisha.
Kjo është një veturë e rrallë, çmimi i së cilës arrin 1.2 milion euro dhe është prodhim unikat pasi që prodhohet vetëm për një person.
Vlen të theksohet se kjo veturë shpejtësinë maksimale e ka 410 kilometra në orë, ndërsa 0-100km/h e arrin për 2.6 sekonda /Telegrafi/