Site icon Telegrafi

Kaq leje për ndërtim janë dhënë gjatë fillim vitit 2017

Gjatë muajit shkurt 2017 janë dhënë 363 leje për ndërtim me të cilat parashikohet ndërtim i 705 objekteve me sipërfaqe të përgjithshme të dobishme prej 72.177 metra katror me vlerë të parashikuar prej 6.369.524 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në shkurt të vitit 2017 janë dhënë për 8.4% më shumë leje për ndërtim krahasuar me këtë muaj nga viti paraprak, ndërsa vlera e paraparë e objekteve është për 8.5% më shumë, njofton AIM.

73% e lejeve për ndërtim ose 265 janë rrokaqiej, ndërsa 25 ose 6.9% objekte nga ndërtesat e ulëta. 73 ose 20.1% janë leje për objekte për rikonstruim. /Telegrafi/

Exit mobile version