Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në muajin mars të këtij viti janë dhënë 384 leje ndërtimi, që është për 95.5% më shumë se sa në muajin mars të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vlera e parashikuar e objekteve është 6.995.015 denarë, që është për 139.1% më shumë se sa vitin paraprak, në të njëjtin muaj.
Nga numri i përgjithshëm, 60.4% janë për shumëkatëshe, 16.4% janë për ndërtesa të ulëta, kurse 23.2% janë për rindërtim. Në 63.8% të lejeve, personat fizik janë investues, kurse në 36.2%, investues janë subjektet afariste.
Në periudhën e raportimit janë paraparë të ndërtohen 929 stane me një sipërfaqe prej 75.886 metër katror./Telegrafi/