Me qindra krokodilë janë mbledhur së bashku për të bërë banja dielli në një pellg me ujë.
Mbledhja e jashtëzakonshme u fiksua me kamera nga fotografi Lee Dalton në Parkun e Shtetit Myakka në Florida.
Zoti Dalton tha së në këtë zonë ka shumë krokodilë, por asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë bashkë.
“Kur arrita tek pellgu me ujë, nuk arrija ta besoja atë që me shihnin sytë. Unë kisha barë vetëm krokodilë të vetëm ose në grupe të vegjël, 3-4 copë. Të shihje kaq shumë bashkë, ishte e pabesueshme”, tha fotografi.
Në të vërtetë pamjet janë aq sa të bukura, aq edhe të frikshme, përcjell gsh.
T’i afrohesh kaq shumë një grupi krokodilësh, duhet me patjetër që të jesh shumë i pasionuar pas botës së egër, por edhe i çmendur.