Telegrafi

Kaq ishte rroga mesatare neto në Maqedoni në muajin mars

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i rrogës mesatare neto në muajin mars të këtij viti, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, është 101.8, njofton Telegrafi Maqedoni.

Një rritje e këtillë, para se gjithash i faturohet rritjes së rrogave neto në sektorin e financave dhe sigurimeve (7.5%), xehetarisë dhe gurthyeseve (7.2%) artit, argëtimit dhe rekreacionit (6.7%).

Rroga mestarare neto për punëtorë në muajin mars të këtij viti ishte 22.445 denarë, ndërkaq 1.3% e punëtorëve nuk morën rroga./Telegrafi/