Në dhjetor të vitit të kaluar gjithsej janë shpenzuar 840.394 MWh energji elektrike, 46.633 mil. nm3 gaz natyror, 469.206 tonë thëngjill dhe 87.872 tonë produkte të naftës, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prodhimi bruto vendor i energjisë elektrike merr pjesë me 81.1% në konsumin bruto vendor të energjisë elektrike, derisa 95.6% nga konsumi i përgjithshëm i qymyrit janë përdorur për prodhimin e energjisë elektrike. /Telegrafi/