Telegrafi

Kaprolli shkakton kaos në Itali

Kaprolli rreth 150 kilogramësh ka kërcyer mbi tavolinat e kafeterive, ka rrokullisur lulet e mbjella dhe ka shkatërruar stenda të ndryshme për shitje të lokaleve, para se është zënë ngushtë në një kënd të qytetit të Bolzanos.

Policë dhe gjuetarë të shumtë si dhe njësia e zjarrfikësve të qytetit kanë kaluar disa orë duke tentuar ta kapin kaprollin pa sukses.

Përfundimisht, kafsha është zënë kurth në një parking automjetesh ku është qëlluar pasi që kishte shkatërruar dritaren e një dyqani.

Dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore pasi që janë kanë pësuar gërvishtje dhe prerje nga ana e kaprollit.