Një shtëpi sot është kapluar nga zjarri në rrugën “Rizah Matoshi” në Ferizaj, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Sipas tij, shkaktarët e zjarrit ende nuk dihen, deri në marrjen e raportit nga ekspertiza.
Ndërkaq, siç tha ai zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes.
“Nuk ka persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit”, ka thënë shkurt Gashi. /Telegrafi/