Telegrafi

Kaplohet nga zjarri ndërtesa në Paris, 20 të lënduar, ndër ta pesë fëmijë

Të paktën 20 persona janë lënduar, ndër ta pesë fëmijë janë në gjendje kritike, pasi një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në periferi të Aubervilliers të Parisit.

Raportohet se ka të lënduar edhe oficerë të policisë si pasojë e incidentit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Fatmirësisht zjarri është vënë nën kontroll, ka treguar për “AFP” një zëdhënës i stacionit të zjarrfikësve të Parisit.