Site icon Telegrafi

Kaplohet ndërtesa nga zjarri, banori i shpëton më të keqes duke u lëshuar nga ballkoni i apartamentit një kat më poshtë (Video)

Një burrë plot vullnet për jetë, ka arritur t’i shpëtojë më të keqes brenda një ndërtese të lartë që ishte kapluar nga zjarri.

Ai doli nga ballkoni i apartamentit të përfshirë nga zjarri, dhe duke qëndruar i varur zbriti një kat më poshtë dhe u fut në një apartament tjetër, duke i shpëtuar vdekjes për një fije floku, transmeton Telegrafi.

Edhe pse qëndronte i varur në dritaren e apartamentit në katin e 15-të të ndërtesës, atë kjo nuk e pengoi që të bëjë të pamundurën që të largohet i gjallë.

Ai është filmuar me telefona të mençur nga kalimtarët e rastit, që mbetën të shokuar kur e panë duke qëndruar i varur në një lartësi prej 45 metrave.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Yuzhong, ndërsa është interesant se si ky burrë i shpëton edhe një top zjarrtë që në një moment duket duke i rënë mbi kraharor. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1_EmnbOiQxA

 

Exit mobile version