Telegrafi

“Kapja daneze” – Kasper Schmeichel i Leicesterit ‘pushton’ internetin më mënyrën si i ndal goditjet e fuqishme të kundërshtarit

Portierët në Danimarkë kanë një mënyrë të ndryshme se si duhet të ndalojnë një goditje të fuqishme nga kundërshtarët.

Shpesh herë, portierët e skuadra të ndryshme nuk arrijnë të kapin topin, e që nga këto gabime kanë pranuar gol.

Një video që është publikuar në internet, tregon se si Kasper Schmeichel i Leciester Cityt ndalon goditjet e fuqishme të kundërshtarëve.

Ajo teknikë tregon një përsosmëri dhe një kapje koherente se si duhet ndaluar një goditje të fuqishme me një siguri të lartë.

Ajo video është publikuar nga “Pro GK Academy”, që ka dhënë këshilla se një goditje e fortë ndalohet në mënyrën se si ka bërë Schmeichel. /Telegrafi/