Telegrafi

Kapitullimi i pasanikëve rusë

Oleg Deripaska, i njohur si mbreti i aluminit, ka humbur 16 miliardë dollarë amerikan, për ç’gjë është përjashtuar nga drejtoria e kompanisë, “Hohtig ag“ dhe “Magna international ink“.

Roman Abramovich është më i varfër për 20 miliardë dollarë, ndërsa më së keqi ka pësuar metalurgu Vladimir Lisin, i cili ka humbur plot 22 miliardë dollarë, njofton e përditshmja “Politika”.

Konkurrenti i tij kryesor, grupi i minierave dhe metalurgjisë “Evraz“, po ashtu ka shënuar humbje katastrofale – pasi vlera e aksioneve të kësaj firme ka rënë për 84 %, kështu edhe pasuria e pronarit Aleksander Abramov ka rënë nga 13 në 2.2 miliardë dollarë amerikan.

Kriza financiare nuk e ka lënë rehat as industrinë e naftës. Vagit Alekperov (Lukoil) ka humbur plot 12.3 miliardë dollarë, ndërsa zëvendësi i tij Leonid Fedun – 5.4 miliardë dollarë.

Bankarët Mihail Fridman dhe German Han (Grupi Alfa) kanë humbur 12.1 miliardë dollarë.

Për shkak të krizës financiare mund të ndodhë që disa dhjetëra avio-kompani ruse të bankrotojnë, për shkak të borxheve të mëdha që kanë për derivate të naftës.

Një nga miliarderët rusë, pronar i afro 30 % të aksioneve në “Aeroflot”, pasuria e të cilit është përgjysmuar, ka thënë se këto ditë, oligarkët rusë duhet hequr nga lista Forbesit të njerëzve më të pasur në botë. /Telegrafi/