Site icon Telegrafi

Kapitulli i shtatë i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Të drejtat intelektuale

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i shtatë: Respektimi i të drejtave intelektuale

Ky kapitull i skriningut mes BE-së dhe Maqedonisë do të thotë rishikim dhe harmonizim të ligjeve të vendeve që pretendojnë anëtarësimin, për respektim të të drejtave intelektuale dhe të drejtave tjera (të drejtat e autorit mbi të gjitha). Mbrojtja e të dhënave të kompanive, të drejtat e programeve kompjuterike, të drejtat topografike dhe gjeodezike, të drejtat televizive, të drejtat satelitore dhe të drejtat për kalimin e kabllove nëpërmjet dy shteteve anëtare. Tek të drejtat industriale, BE parasheh mbrojtje kolektive të brendeve dhe dizajneve. Zbulimet bio-teknike, të drejtat farmaceutike dhe mbrojtja e të drejtave të të mbjellave në bujqësi gjithashtu janë të mbrojtura në BE, ndërsa në Maqedoni të njëjtat do të mbrohen me ligje dhe rregulla të njësuara me BE-në dhe shtetet anëtare. Mekanizmat mbrojtës për të gjithë të drejtat intelektuale dhe të drejtat e tjera në punë do të sigurohen nga Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian.

Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Exit mobile version