Site icon Telegrafi

“Kapitulli 35, kusht i të gjitha kushteve e për të askush nuk flet”

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, që në thelb është kapitulli 35 në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, është në pikëpyetje, sepse nga dialogu janë përjashtuar përfaqësuesit e OJQ-ve dhe shoqëria përgjithësisht, është mesazhi i diskutimit të sotëm që e organizuan Conrad Adenauer në Beograd dhe Qendra e politikës bashkëkohore.

Siç ka konstatuar kryetari i Qendrës për politikë praktike, Dragan Popoviq, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të serbëve dhe të shqiptarëve të Kosovës që nga vitet e 90-ta të shekullit të shkuar, vendimtar ka qenë aktiviteti i OJQ-ve të cilat përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet e dy popujve dhe të bashkësive etnike pas 100 vjetësh mosmarrëveshje.

Dialogu nuk është i hapur për opinionin, jo vetëm për popullin serb, por edhe në Kosovë ku rezistenca ndaj këtij procesi është edhe më e fuqishme, ka thënë ai.

Edhe Sonja Liht ka theksuar se dialogu është problem i madh për procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja e Brukselit do të përfundojë si marrëveshjet e Oslos nëse edhe më tej ai varet ekskluzivisht nga kreu politik”, ka thënë Liht, njofton Blic i Beogradit, transmeton Koha.net.

Ksenija Markoviq nga Forumi për marrëdhënie etnik mendon se çështje esenciale në krizën e Kosovës është çështja e statusit, përkatësisht, siç ka thënë ajo, çështja e statusit të Kosovës, bashkësisë serbe e shqiptare në Kosovë dhe veriut të Kosovës por edhe mos transparencës së dialogut.

Hulumtuesja e Qendrës së Beogradit për politikë të sigurisë Maja Bjelosh ka konstatuar se “Kapitulli 35 nuk është mjaft i pranishëm tek elita politike, e as në qendër të vëmendjes të opinionit publik edhe pse ai është i rëndësishëm pasi ai prezantohet si kusht i të gjitha kushteve”.

Drejtori i Fondacionit Conrad Adenauer në Norbert Beckman-Dirkes ka thënë se “askush nuk pret të gjendet zgjidhje e shpejtë, por të gjithë pjesëmarrësit e dinë se vetëm me dialog konstruktiv arrihet ajo”.

Kapitulli 35 është kapitull që “sanksionon” marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Exit mobile version