Site icon Telegrafi

Kapitulli i 16-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Tatimi

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli 16-të: Tatimi

Ky kapitull përfshin rregulla për tatimin jo-të drejtëpërdrejtë, që gjithashtu njihet si VAT (value-added tax) apo TVSH (Tatimi i vlerës së shtuar) dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet. Më shumë ndryshimet do të vlejnë për taksimin e produkteve si duhani, pijet alkoolike dhe energjinë. Në disa raste të taksimit të drejtpërdrejte ka disa rregullore që parandalojnë taksimin e dyfishtë dhe të dëmshëm për qytetarët dhe për bizneset. Kodi për taksimin e biznesit përfshin ndihmën e shteteve anëtare ndaj shteteve që synojnë anëtarësimin për lehtësimet në taksa dhe funksionimin e rregullt të procesit. Zbatimi i këtij kapitulli duhet të përfshijë të gjithë institucionet një nga një pa marrë parasysh kapacitetet dhe rregullat ekzistuese.

Lexo po ashtu Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Exit mobile version