Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.
Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.
Kapitulli i 13-të: Peshkimi
Tek ky kapitull nuk ka ndonjë rregullore strikte që zbatohet tek shtetet anëtare në BE. Shtetet që synojnë anëtarësimin duhet të kenë të siguruar lumenj të pastër dhe pa prezencë të substancave helmuese apo edhe ujërave të zeza. Në përgjithësi, prejardhja e gjahut në peshkim duhet të precizohet vendi i rritjes së peshqve. Transporti drejt vendeve të BE-së do të thotë se dokumentacioni duhet të jetë i plotë dhe me të gjithë parametrat e duhura që nga kapja, për transportuesin dhe për subjektet që janë kujdesur për pastrim të ushqimit.
Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/