Site icon Telegrafi

Kapitenia e Penzës, Valbona Bytyqi: Duam ta fitojmë Superkupën në shtëpi

(Foto: basketbolli.com)

Superkupa e Femrave do të zhvillohet më 4-5 tetor në Pejë. Katër skuadrat më të mira në basketbollin e femrave do të sfidojnë njëra-tjetrën, në garë për trofeun e çmuar të Superkupës.

Penza-Vëllaznimi dhe Prishtina-Bashkimi janë duelet gjysmëfinale.

Penza pasi fitoi titullin, kërkon të fitojë edhe Superkupën. Kapitenia e skuadrës pejane, Valbona Bytyqi, flet për përgatitjet e deritanishme.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Vajzat kanë disponim të mirë. Me ardhjen e trajnerit Bujar Loci dhe përforcimet, jemi duke bërë një punë të mirë si ekip”, është shprehur Bytyqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Basketbollistja e Përfaqësueses së Kosovës foli edhe për synimet. “Synimet tona si gjithmonë janë që të fitojmë Superkupën dhe të përgatitemi për Kampionatin e Kosovës, e po ashtu të përfaqësojmë vendin dhe qytetin sa më mirë në Ligën Unike”, theksoi basketbollistja me përvojë.

Ndeshja Penza-Vëllaznimi zhvillohet më 4 tetor nga ora 16:00.

Exit mobile version