Telegrafi

Kapiteni Nobel rrëzoi ashpër tifozin në mesin e fushë: Nga kaosi i madh, pronarët e klubit për arsye sigurie lëshojnë para kohe stadiumin

Foto: Getty Images

West Ham Unitedi humbi nga Burnley me rezultat 0-3 në Ligën Premier.

Kështu ‘Çekanët’ renditën në vendin e 16-të me 30 pikë, tri më shumë se Crystal Palace në vendin e 18-të që dërgon në Championship. Vlen të theksohet se Crytal ka një ndeshje më pak, atë ndaj Chelseat.

Mark Noble duke rrëzuar tifozin në tokë (Foto: Getty Images)

Në minutën e 67-të, një minutë pas golit të parë nga mysafirët, durimi i tifozëve të West Hamit përfundoi dhe këtu filloi kaosi.

Noble i nervozuar me tifozin që u fut në fushë (Foto: Getty Images)

Një grup i tyre u futën në fushë në formë pakënaqësie për paraqitjen që po e bën skuadra e tyre, ndërsa një pjesë e tjetër lanë shkallët e stadiumit para kohe, duke detyruar kështu largimin edhe të pronarëve të klubit nga stadiumi.

Pjesa ku qëndronin pronarët e klubit (Foto: Getty Images)

Këta të fundit u këshilluan nga sigurimi që të lëshojnë London Stadium për sigurinë e tyre pasi turma kishe dal nga kontrolli.

Ata që vendosën të futën në fushë u qetësuan shpejt, njëri nga tifozët u ndal ashpër nga kapiteni i skuadrës Mark Noble.

Por, jo dhe një tjetër, i cili kishe marrë me vete flamurin e kornerit dhe dëshironte ta nguliste në mesin e fushës.

Ndeshja e ardhshme e West Hamit është kundër Southamptonit. /Telegrafi/

Një tjetër tifoz i nervozuar duke folur me Angelo Ogbonnan (Foto: Getty Images)