Kapiteni i Milanit, mbrojtësi Alessio Romagnoli është krenar që ekipi ka kryesimin në tabelën e Serie A për Krishtlindje, duke e mbyllur vitin si kampion vjeshtor.
Milani mbeti i pari në renditje tabelore pas fitores ndaj Lazios në mesjavë dhe kjo ka bërë krenar kapitenin e Rossonerëve.
“Ne kishim vuajtur më shumë në Krishtlindjet e mëparshme, kështu që kemi ndërmend ta shijojmë këtë, pasi një gjë e madhe ka ndryshuar brenda një viti”, ka thënë fillimisht Romagnoli për Sky Sport Italia.
“Nënshkrimet në janar na dhanë një dorë të madhe, pasi ngadalë fituam gjithnjë e më shumë besim lojë pas loje”.
“Trajneri gjithashtu bëri shumë mirë që nga fillimi për t’i besuar grupit. Ne ishim pak të ndarë në zhveshtore, le të themi, por ai arriti të na bashkonte të gjithëve dhe rezultatet erdhën si pasojë e kësaj”.
“Ne duhet të luajmë çdo ndeshje në maksimum. Jemi një ekip i ri me shumë ide të mira, e rëndësishme është të vazhdojmë kështu”, përfundoi Romagnoli. /Telegrafi/