Kapiteni i Maccabit, Eran Zahavi ka kritikuar ashpër Hakim Ziyechin pas postimit të tij në rrjetet sociale.
Lojtari i Galatasarayt ka komentuar në Instagram përplasjen e mbrëmshme mes tifozëve të Ajaxit dhe Maccabit në Amsterdam.
Kaos u shkaktua nga tifozët e Maccabit, teksa ecnin drejt stadiumit nën shoqërimin e policisë nëpër rrugët e Amsterdamit dhe gjithçka nisi me këngë dhe provokime morbide kundër Gazës.
“Nuk ka më shkolla në Gaza, sepse nuk ka më fëmijë”, kënduan izraelitët dhe tmerruan të gjithë.
Përveç kësaj, flamujt palestinezë u shqyen në rrugët e Amsterdamit dhe gjithçka u përshkallëzua shpejt dhe u kthye në një përplasje fizike, pasi izraelitët u sulmuan nga tifozët vendas.
Ylli i Galatas ka postuar një foto të tifozëve izraelitë duke ikur në rrjetet sociale dhe ka shkruar një mesazh mbështetjeje për popullin palestinez.
“Nëse nuk ka gra dhe fëmijë përballë, ata ikin”, ka shkruar futbollisti turk i Galatasaray dhe ka vazhduar: “Dhe po, ende një Palestinë e lirë”.
Njoftimit të tij ka reaguar kapiteni i skuadrës izraelite, i cili ka reaguar ashpër dhe i ka bërë thirrje UEFA-s që të reagojë dhe të ndëshkojë futbollistin e skuadrës turke.
“Budalla, ti përkrah terrorin dhe dhunën. Shpresoj ta shohësh dhe të ndëshkohesh”, shkroi Zahavi dhe etiketoi UEFA-n. /Telegrafi/