Kapiteni i Lyon, Maxime Gonalons, ka thënë se Gigi Buffon ishte sot i pamposhtur.
Vendësit edhe pse ishin me një lojtarë më shumë ata nuk arritën të shënojnë fitore.
“Çfarë do të mund të bënim më shumë?”, tha fillimisht kapiteni.
“Dhamë gjithçka çfarë kishim. Ishte betejë taktike, kishim rastet tona dhe hasëm në një Buffon të madh. Ai është i jashtëzakonshëm”.
“Është një humbje, por ne duhet të jemi krenar për atë që bëmë, pasi në luajtëm kundër një skuadre që do të provojë ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka mbaruar Gonalons. /Telegrafi/