Telegrafi

Kapiteni i Liverpoolit, apo çelësi i sukseseve te ky klub

Liverpooli është futur fuqishëm në garë për titull këtë sezon dhe është duke shkëlqyer përballë çdo kundërshtari.

Ata janë duke shkëlqyer në sulm me lojtarë në formë si Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Philippe Coutinho, duke u bërë sulmi më i mirë në Ligë Premier me 32 gola të shënuar.

Por një lojtar që është duke shkëlqyer këtë kampionat nën urdhërat e Jurgen Klopp është kapiteni Jordan Henderson.

Edhe pse vitin e shkuar nuk ishte në nivel këtë vit ai ka numër të madh të pasimeve.

Top 10 pasuesit më të mirë

Asnjë mesfushor në Ligë Premier nuk tentuar më shumë pasime, gjithsej 1132 dhe t’i ketë gjithashtu më të sakta 997.

I dyti është Fernandinho i Manchester Cityt, por i distancuar në mënyrë të konsiderueshme nga kolegu i tij  me 808 pasime të sakta nga 940.

N’Golo Kante i Chelseat dhe Paul Pogba i United , plotësojnë top-peshën e parë për pasime. /Telegrafi/