Telegrafi

Kapiteni i Liverpoolit, Henderson: Nuk e shikoj Manchester Cityn kur luan, më mirë shikoj filma për fëmijë

Titulli i Ligës Premier në këtë sezon do të luhet deri në minutat e fundit, pasi  Manchester City ka vetëm një pikë më shumë se Liverpooli.

Rivaliteti mes dy skuadrave në këtë sezon ka qenë fantastik aq më tepër kur bëhet fjalë për dy filozofi të ndryshme loje, që aplikohen nga dy strategë si Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka thënë se loja e rivalëve të tyre është e shëmtuar të shihet në TV, duke shtuar  preferon të shoh filma për fëmijë.

Lexo po ashtu Dy rezultate të çmendura të Man Cityt dhe Liverpoolit në xhiron e fundit mund ta vendosin që të këtë një finale të madhe mes tyre për titull kampioni

“Për titullin është e vështirë pasi Man City duket si një skuadër që nuk humbet kurrë pikë”.

“Janë një ekip fantastik, por unë nuk i ndjek ndeshjet e tyre. E di që ndonjë prej djemve të skuadrës i sheh, por mua nuk më pëlqen mënyra si luajnë, nuk është një futboll i bukur për t’u parë në televizion”.

“Preferoj të shoh ndonjë film për fëmijë apo diçka tjetër më argëtuese”, ka thënë Henderson. /Telegrafi/