Telegrafi

Kapiteni i Kosovës respekton Turqinë, por kërkon rezultat pozitiv

Samir Ujkani ndihet optimist për ndeshjen me Turqinë dhe mendon për një rezultat pozitiv edhe pse kundërshtarët kanë një organikë të pasur me futbollistë.  

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur në lidhje me takimin e nesërm(shtunë) që e zhvillojnë në udhëtim te Turqia në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Sipas Ujkanit, kjo ndeshja do të jetë e vështirë, pasi Turqia ka futbollistë si Ardan Turan dhe Burak Yilmaz, por Kosova do të kërkoj të nxjerr rezultat pozitiv nga ky takim.

Lexo po ashtu Një super sulmues i thotë PO Kosovës

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Turqia ka super futbollistë dhe kjo do ta bëjë më të vështirë ndeshjen”, ka thënë Ujkani.

“Do të mundohemi t’i ndalim lojtarët e tyre dhe të marrim rezultat pozitiv pasi që dihet se lojtarë si Turan dhe Yilmaz, luajnë me Turqinë”, përfundoi kapiteni i kombëtares. /Telegrafi/