Samir Ujkani ndihet optimist për ndeshjen me Turqinë dhe mendon për një rezultat pozitiv edhe pse kundërshtarët kanë një organikë të pasur me futbollistë.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur në lidhje me takimin e nesërm(shtunë) që e zhvillojnë në udhëtim te Turqia në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.
Sipas Ujkanit, kjo ndeshja do të jetë e vështirë, pasi Turqia ka futbollistë si Ardan Turan dhe Burak Yilmaz, por Kosova do të kërkoj të nxjerr rezultat pozitiv nga ky takim.
“Do të jetë ndeshje e vështirë. Turqia ka super futbollistë dhe kjo do ta bëjë më të vështirë ndeshjen”, ka thënë Ujkani.
“Do të mundohemi t’i ndalim lojtarët e tyre dhe të marrim rezultat pozitiv pasi që dihet se lojtarë si Turan dhe Yilmaz, luajnë me Turqinë”, përfundoi kapiteni i kombëtares. /Telegrafi/