Telegrafi

Kapiteni i Kosovës për ndeshjen me Danimarkën do të jetë Herolind Shala

Kosova do të luajë ndaj Danimarkës ndeshjen miqësore  në stadiumin Fadil Vokrri.

Samir Ujkani do të jetë në bankën rezervë, ndërsa Valon Berisha është i lënduar e shirit i kapiteni ka mbetur pa pronar.

Hekuran Kryeziu ka qenë kapiten me Azerbajxhanin, pasi Valon Berisha, ishte dal nga loja dhe shihej si kapiten për ndeshjen me Danimarkën.

As ai nuk do të luajë në këtë përballje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Një tjetër lider i mesfushës do ta bartë shiritin e kapitnit. Bëhet fjalë për Herolind Shalën.

Futbollisti i Valerengas, sa herë që luan për Kosovën e jep maksimumin dhe shihet si shpirti i skuadrës.

Ai do t’iu prijë dardanëve për këtë ndeshje. /Telegrafi/