Site icon Telegrafi

Kapiteni i Islandës vlerëson mbrojtjen dhe sulmin e Kosovës

Në konferencën për media, përkrah trajnerit Arnar Gunnlaugsson, ishte edhe kapiteni i ri i Islandës, Orri Steinn Oskarsson.

Ai e konsideron Kosovën një ekip me vlera dhe ka vlerësuar si mbrojtjen, ashtu edhe sulmin e “Dardanëve”.

“Ne e dimë se Kosova ka disa lojtarë të mirë dhe i dimë kualitetet e tyre. I kemi analizuar dhe e dimë se do të jenë dy ndeshje shumë të vështira”, ka thënë fillimisht Oskarsson.

Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Islandës thotë se Kosova ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë

“Kosova ka disa mbrojtës të mirë dhe lojtarë që dalin para shumë shpejt. Mendoj se do të varet nga ne që të jemi në gjendje t’i ndalim rreziqet që vijnë nga ta në këto dy ndeshje”.

Islanda ka një histori të shkurtër, por të suksesshme në skenën ndërkombëtare. Kombëtarja nordike ka marrë pjesë në dy turne madhorë – një herë në Kampionatin Botëror dhe një herë në Kampionatin Evropian.

Ambicia e tyre mbetet kualifikimi në kompeticione të tjera të mëdha, por për momentin objektivi kryesor është sigurimi i qëndrimit në Ligën B të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version