I riu nga Prizreni që aktualisht luan dhe jeton në Norvegji, ka thënë ekskluzivisht për Interaktiv në KTV, se mezi po pret të marrë aeroplanin për të ardhur në Kosovë për përgatitjet për ndeshjen e parë.
“Nëse arrijmë t’i mbledhim ata lojtarë që luajnë në liga evropiane, do të kemi një Kombëtare shumë të fortë. Nuk ka shumë rëndësi me kë do të luajmë ndeshjen e parë. Me rëndësi është që të paraqitemi si Kombëtare, të del emri i Kosovës nëpër ekrane. Nuk është me rëndësi kush do të jetë. Me rëndësi të luhet ndeshja”, ka thënë Rashkaj, transmeton Telegrafi.
Ai pohoi se selektori Bunjaku ka mundësi të mëdha të zgjedhë, dhe se ai do të ishte shumë i lumtur nëse bëhet pjesë e ekipit. Mesfushori Rashkaj luan për skuadrën Sandnes të elitës norvegjeze të futbollit. /Koha/Telegrafi/