Telegrafi

Kapiteni i Chelseat, Azpilicueta: Havertz e meriton, doja ta fitoja këtë trofe dhe ia arrita

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka folur pas ndeshjes finale ku skuadra e tij doli fituese, duke u kurorëzuar si kampione e Evropës.

Ai e ka vlerësuar lart sulmuesin Kai Havertz, që shënoi golin e fitores që doli të jetë i vetmi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

“Kai Havertz ishte aq i qetë. Jo vetëm kjo. Ai vrapon si i çmendur. Për këtë ai e meriton këtë”.

“Erdha këtu në vitin 2012 pas triumfit në Ligën e Kampionëve. Kam dashur të përsëris atë sukses në Ligën e Kampionëve. Është e mahnitshme”.

“Familja ime është këtu. Është e veçantë, është ditë e veçantë”, ka thënë kapiteni i londinezëve.

Të gjithë lojtarët e Chelseat kanë pasur ndeshje të madhe, ku në fund u shpërblyen si kampion të Evropës. /Telegrafi/