Telegrafi

Kapiteni i Chelsea, James nga spitali pas operimit: Kam marrë mesazhe urrejtjeje

Kapiteni i Chelseat, Reece James ka bërë një postim në Instagram pas operacionit në gju, ku tregoi edhe për mesazhet negative që mori.

Anësori i djathtë anglez u lëndua më 10 dhjetor, kur në minutën e 27-të iu desh të largohej nga ndeshja e xhiros së 16-të e Ligës Premier në të cilën skuadra e tij u mposht nga Everton (2:0).

“Bota e futbollit e di se unë jam lënduar, por këtë herë u desh më shumë kohë për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Unë bëra një operacion sot për të provuar të rregulloj një problem të përsëritur të kofshës. Rimëkëmbja mendore dhe fizike ka filluar”.

“Kam marrë shumë mbështetje që nga lëndimi im, por dukshëm më shumë mesazhe urrejtjeje dhe negativiteti. Më besoni, nuk dua të lëndohem. Jam më i lumtur që luaj futboll. Kam arritur deri këtu falë mirëkuptimit të njerëzve që më mbështesin gjatë ngritjeve dhe uljeve”, ka shkruar James.

James është anësor fantastik, por ka shumë probleme me lëndime. Sipas të dhënave jozyrtare të Capology, faqe e specializuar që merret me pagat e futbollistëve, James fiton gati 15 milionë euro në vit.

Lexo po ashtu Chelsea konfirmon lëndimin e Reece James, kapiteni do tu mungojë londinezëve për disa muaj

Ai ka 156 paraqitje, 11 gola dhe 21 asistime për ekipin e parë të Chelseat. /Telegrafi/