Ekipi i Na’Vi ka njoftuar për heqjen e kapitenit të tyre Kirill “Boombl4” Mikhailov, nga lista e formacionit, duke përmendur “rreziqet e larta të reputacionit për klubin” si arsye për vendimin e tyre, dhe duke treguar se ndryshimi nuk vjen për shkak të paraqitjes së lojtarit.
Ky lajm për largimin e kapitenit Boombl4, vjen pas një interviste nga shefi i ekipit Na’Vi, ku ai tha: “Ne nuk do të punojmë me njerëz që jetojnë në Rusi dhe që paguajnë taksa në Federatën Ruse” dhe se ai shpreson “që lojtarët me bazë në Rusi do të zhvendosen”.
Lojtari rus Boombl4, ishte pjesë e ekipit Na’Vi për më pak se tri vite, gjatë të cilave fitoj shumë tituj bashkë me ekipin, duke përfshirë edhe turneun më të madh të CS:GO, PGL Stokholm Major.
We’re ready to announce the changes in NAVI #CSGO roaster.
📰: https://t.co/jAcRKPj3A9#navination pic.twitter.com/nozBXHXuo7
— NAVI (@natusvincere) May 28, 2022
Ekipi i Na’Vi do të garojë në turneun Blast Premier Spring Final, dhe kanë konfirmuar se lista e tyre për këtë turne do të shpallet së shpejti.
Gjithashtu edhe para se Boombl4 të largohet nga ekipi i Na’Vi, pati shumë diskutime se talenti nga Latvia, Yekindar, i cili sapo është larguar nga ekipi Virtus.Pro, mund të bëhet pjesë e Na’Vi.
Ky është formacioni i ekipit Na’Vi pas largimit të Boombl4:
Aleksandr “s1mple” Kostyliev
Denis “electroNic” Sharipov
Ilya “Perfecto” Zalutskiy
Valeriy “b1t” Vakhovskiy
/Telegrafi/