Site icon Telegrafi

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja – dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Foto: Screenshot/Instagram

Kapiteni i skuadrës së futbollit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka njoftuar se po divorcohet nga gruaja e tij Danijela.

Ata ishin të martuar prej tetë vitesh dhe lajmin e kanë bërë të ditur përmes një deklarate të përbashkët në rrjetet sociale.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, Dani dhe unë kemi vendosur të vazhdojmë ndaras. Ky vendim nuk ishte i lehtë, siç mund ta imagjinoni, por ne të dy besojmë se është hapi më i mirë për ne”, thuhet në deklaratën e postuar në Instagram.

“Fokusi ynë i përbashkët është të bëjmë atë që është më e mira për fëmijët tanë, duke u siguruar që ata të vazhdojnë të kenë një mjedis të dashur dhe të qëndrueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëprindërimit, me respekt dhe mirënjohje reciproke, siç kemi bërë gjithmonë”, shtuan ata, duke kërkuar privatësi për veten dhe fëmijët e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marc-Andre ter Stegen

Mediat spanjolle raportojnë se arsyeja e dyshuar e divorcit është tradhtia e gruas së tij me trajnerin e saj personal.

Sipas këtyre pretendimeve, portieri i Barcelonës është larguar nga shtëpia dhe aktualisht po qëndron në një hotel në kryeqytetin katalanas.

Marc-Andre dhe Daniela u takuan në vitin 2012, ndërsa ai ishte ende duke luajtur për Borussia Monchengladbach. Daniela studionte në atë kohë arkitekturë. Katër vite më vonë, ata u fejuan dhe u martuan në vitin 2017 në një ceremoni intime në Barcelonë.

Në fund të vitit 2019 lindi djali i tyre Ben dhe në fund të vitit të kaluar djali i dytë, Tom. /Telegrafi/

Exit mobile version