Telegrafi

Kapiteni i Ajaxit mashtron kundërshtarin, duke mos respektuar Fair-Playn (Video)

Një gjest i ligë dhe anti-sportiv ka ndodhur në kampionatin holandez, Eredivisie.

Respektimi i kundërshtarin apo Fair-Playi janë disa nga gjërat që kanë ngritur shumë vetëdijen sportive dhe është thirrur shumë në respektimin e tyre në mbarë futbollin botëror.

Lexo po ashtu Kështu do të dukej Ajaxi në rast se nuk do shiste lojtarët në vitet e fundit (Foto)

Por, kështu nuk ka ndodhur edhe në njërin nga vendet më të njohura në të futbollit të luajtur, në Holandë, apo më saktë në ndeshje e luajtur në mes të Ajaxit dhe Spartas, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi, kapiteni i Ajaxit, Joel Veltman ka bërë një gjest të ligë duke mashtruar kundërshtarin e tij, por edhe bashkëlojtarin e tij të lënduar.

Në videot që po bëjnë gjiron e botës, shihet Veltman teksa thirret në Fair-Play ndaj kundërshtarit të tij, por në momentin që ai ndalet, kapiteni i Ajaxit vazhdon lojën. /Telegrafi/