Telegrafi

Kapitanoviq: Për tu bërë pjesë e BE-së shtetet duhet të plotësojnë shumë kushte (Video)

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve dhe profesorëve në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) me ç’rast ndau përvojën e shtetit të saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ambasadorja kroate tha se për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian shtetet duhet të plotësojnë shumë kushte.

Ajo tha po ashtu se shtetet që duan të jenë pjesë e BE-së duhet t’i respektojnë marrëveshjet e arritura me shtetet tjera.

Ambasadorja e Kroacisë, Kapitanoviq para studentëve tregoi procesin e gjatë të cilin e ka kaluar Kroacia për tu integruar në BE.

Kapitanoviq foli edhe për përftimet që ka Kroacia nga Bashkimi Evropian.

“Kontratën e parë e kemi nënshkruar gjashtë vjet pas lufte. Për ne, kërkesë kryesore ka qenë stabiliteti dhe paqja në vend…. Kosova përfiton shumë nga fondet evropiane si dhe nga investimet e huaja direkte. Kur flasim për kualitetin e jetës edhe në sektorin e  ambientit në Kosovë, kjo mungon si mbrojtja mjedisit, ndotja e ajrit etj”, tha ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq. /Telegrafi/