Telegrafi

Kapitalizimi është sistemi më i mirë ekonomik

Nga të anketuarit, 20 për qind janë përgjigjur se e preferojnë socializmin si sistem ekonomik, ndërsa 27 për qind nuk i janë përgjigjur pyetjes se cili sistem ekonomik është më i mirë.

Në sondazhin paraprak në fund të dhjetorit, para hyrjes në detyrë të Barak Obamës, 70 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se e preferojnë tregun e lirë.

"Fakti se tregu i lirë merr mbështetje më të madhe nga kapitalizmi, sjell deri te skepticizmi i caktuar se kapitalizmi në SHBA është i mbështetur në tregun e lirë", thonë autorët e sondazhit.

Hulumtimi është zbatuar nëpërmjet linjës telefonike më 6 dhe 7 prill, me ç’rast janë përfshirë 1.000 persona, me gabim të lejuar prej tre për qind.