Kapitali total i tregut i të gjitha kriptovalutave arriti një nivel të ri me mbi 700 miliardë dollarë, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte 654 miliardë dollarë më 21 dhjetor 2017, shkruan Telegrafi.
Kjo rritje e kapitalit është nxitur në masë të madhe nga kërkesat për kriptovalutat tjera. kurse në anën tjetër kërkesa për Bitcoin është zvogëluar.
Me 22 dhjetor të vitit të kaluar Bitcoin kishte vlerën më të ulët prej 11,833 dollarësh, mirëpo një ditë më vonë vlera e saj u rikthye e cila u pasua me një javë të paqëndrueshme.
Dominimi i përgjithshëm i Bitcoin në mesin e të gjitha kriptovalutave bie në 33 për qind të tregut. Ky ndryshim mbizotërues është pasuar rritje masive të çmimeve nga kriptovalutave të tjera më pak të njohura si Ripple, Ether, Stellar dhe Tron, të cilat kanë shënuar rritje prej 20 për qind.
Në veçanti Ripple ka pasur rritje të kapitalit të tregut duke lëvizur në pozicionin e dytë prapa Bitcoin. Kjo rritje e vlerës kryesisht ishte si rezultat i kërkesës në tregun e Koresë së Jugut. /Telegrafi/