Telegrafi

Kapitali i Bankës Botërore rritet për 5,1 miliardë dollarë shtesë

Njëherit është vendosur që vendebe me ekonomi me rritje më të shpejtë t’u jepet e drejtë më e madhe votuese në BB, e cila numëron 186 vende anëtare.

Është paraparë që kapitali i bankës të rritet në dy pjesë, përmes rritjes së përgjithshme të kapitalit prej 3,5 miliardë dollarë, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha anëtaret, përderisa në rritjen e dytë prej 1,6 miliardë dollarëve do të marrin pjesë shtetet me të drejtë më të madhe të votës.

Ministri amerikan i Financave, Timoti Gajtner lajmëroi se BB ka parashtruar argumente bindëse në favor të asaj se i nevojitet injeksion financiar.

Njëherit SHBA-të, të cilat janë aksionerë më të mëdhenj në BB, dhanë pajtueshmëri për shpërndarje të ndryshme të të drejtës së votës, me të cilën Kina ka rritjen më të madhe të së drejtës së votës prej 2,77 në 4,42 për qind, pas çka vijojnë Brazili (prej 2,06 në 2,24) dhe India (prej 2,77 në 2,91).