Site icon Telegrafi

I kapin duke vjedhur, turma e nervozuar lidhin hajnat në shtyllën elektrike – i rrahin brutalisht para syve të policisë argjentinase

Ky është momenti rrëqethës kur turma e qytetarëve mbulojnë në gjak hajnat të cilët i kishin lidhur në shtyllën elektrike, pasi ishin kapur duke vjedhur brenda një apartamenti në Argjentinë.

Dy burra njëri 35-vjeç e tjetri 41, ia kishin lidhur duart punonjëses së një marketi në Buenos Aires. Raportohet se ata e kishin plaçkitur me ç’rast ia kishin marrë edhe çelësat e apartamentit, brenda të cilit ishin kapur nga bashkëshorti i saj që kërkoi ndihmë nga fqinjët, transmeton Telegrafi.

E videoja amatore e publikuar më poshtë shfaq turmën e mbledhur rreth hajnave që i kishin lidhur në shtyllë elektrike, dhe të cilët mundohej t’i shpëtonin policët.

Megjithatë dukej se zyrtarët policor nuk po ia dilnin të kontrollonin masën që vazhdimisht e godisnin me shqelma e grushta në gjoks e fytyrë. Por, se sa shumë e kishin rrahur njërin prej tyre e dëshmon fakti që ishte mbuluar në gjak. /Telegrafi/

Exit mobile version