Përjetoi ëndrrën që e ka secili peshkatar, por shkaku i barkës së vogël, u desh që të kthente atë në ujë.
Peshkatari Erik Axner për njëzet minuta e tërhoqi peshkun që e kishte kapur, por kur e nxori nga sipërfaqja, pa se ai është shumë më i madh se që priste.
Në ujërat që lagin brigjet e Suedisë, ai e ka zënë një peshk të gjatë 90 centimetra, që peshon rreth 100 kilogram.
Shojzën e Atlantikut Verior, ai është dashur të lëshoi sërish të lirë, megjithëse i bëri disa fotografi më herë.
“Mjafton që kam dëshmi se e zura një peshk të tillë” ka thënë Axner për gazetën suedeze Astonbladet, duke shtuar se “ndryshe nuk do të më besonte askush”.
Kjo krijesë ujore, është në mesin e peshqve që rriten më së shumti. /Telegrafi/