Kamerat e vëzhgimit kanë regjistruar një skenë të tmerrshme. Një video e postuar në Twitter tregon momentin kur një pemë e madhe ra në një autostradë në Wolf Creek, Oregon.
Fuoristrada ngjyrë gri i ka shpëtuar për mrekulli rënies së pemës, ndërsa mjeti nga i cili është filmuar është goditur pjesërisht nga degët që kanë thyer xhamin e përparmë dhe kanë dëmtuar llamarinën.
Lajmi i mirë është se shoferi ka kaluar pa lëndime, ndaj në fund janë shënuar vetëm dëme të lehta materiale.
Shërbimet raportojnë se rruga është mbyllur për një kohë të shkurtër derisa shërbimet e urgjencës me ndihmën e prerësve kanë hequr pengesën nga rruga.
Gjegjësisht, një skuadër prerësish ka ndodhur të ndalojë. Falë ndihmës së tyre, rruga u hap pas vetëm 90 minutash. Nuk dihet pse është rrëzuar pema. /Telegrafi/
Thank you to @ORStatePolice and the private logging company they found in the traffic queue for their help in quickly removing the tree from the I-5 NB near Wolf Creek yesterday. Had they not been there and willing to assist, the 1.5hr delay would have been much longer. pic.twitter.com/jJER5TojtI
— OregonDOT (@OregonDOT) December 28, 2021