Telegrafi

Kapet vrasësi i të moshuarës nga Ohri

Në një aksion të bashkërenduar të organeve përgjegjëse, është arritur të gjendet vendndodhja e të dyshuarit të vrasjes së një të moshuare në Ohër, rast që ndodhi më 20 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria themelore publike, ndërkaq personi i dyshuar është shoqëruar në polici. Prokuroria do të ndërmerr të gjitha masat për ndriçimin e rastit.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari është nga Kumanova, por për momentin ka jetuar në të njëjtin objekt banesor me viktimën dhe e ka njohur atë. Ai ka tentuar që të largohet nga Maqedonia./Telegrafi/