Site icon Telegrafi

Kapet vrasësi serik, vrau 9 persona – viktimat i kishte copëtuar me sharrë

Policia japoneze qe nisur drejt shtëpisë së 27-vjeçarit Takahiro Shiraishi për të hetuar zhdukjen e një vajze, me të cilën i riu kishte komunikuar online, por ajo që zbuloi në banesë ishte tmerruese.

Episodi tronditës ndodhi në Zama, një qytet i vogël në afërsi të Tokios. Viktimat e të riut janë 8 gra dhe një burrë.

27-vjeçari, që mendohet se mund të jetë një vrasës serik, e pranoi se i ka vrarë ai të nëntë personat dhe ka copëtuar trupat e tyre me shpresën që të fshihte gjurmët e gjestit të vet ekstrem.

Fqinji i tij u tha mediave vendase, përcjell Dita, se që prej zhvendosjes së Shiraishit atje në muajin gusht, nga apartamenti tij vinte vazhdimisht një erë e çuditshme.

Hetuesit mbërritën tek autori i krimeve ai ndërsa gjurmonin zhdukjen e një 23 vjeçareje, nga e cila nuk dihej më asgjë që prej datës 21 tetor.

Ata arritën të zbulojnë se Shiraishi kishte qenë në kontakt me vajzën, e cila shkruante online se donte të vriste veten.

Viktimat, i riu i kishte copëtuar me një sharrë, të gjetur në njërën prej dhomave të tij. Disa prej trupave ishin pjesërisht të dekompozuar.

Njerëzit në zonë janë shprehur thellësisht të tronditur nga ngjarja sepse lagjja në fjalë konsiderohet si mjaft e qetë, ndërsa pranë banesës së vrasësit gjendej edhe një çerdhe fëmijësh.

Exit mobile version