Telegrafi

Kapet ujku që iku në mënyrë misterioze nga kafazi (Foto)

Policia me ndihmën e një njohësi të kafshëve, ia kanë dalë të kapin ujkun që kishte ikur nga një strehimore në Berkshire të Anglisë.

Rrethanat në të cilat iku mbesin misterioze, ndërsa pronarja e qendrës beson se dikush ia ka hapur derën me qëllim, transmeton Telegrafi.

“Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se dera është hapur, por nuk shihet askush afër. Nuk ka mundësi të jetë hapur nga ujku”, është thënë nga hetuesit.

Atë e kanë kapur 13 kilometra larg, në një vendbanim ku ka edhe shkollë fillore, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të sulmuar. /Telegrafi/