Site icon Telegrafi

Kapet ‘trashëgimtari’ i Escobarit, do të takohej me shqiptarët për të vendosur çmimin e drogës

Miro Rizvanovic Niemeier, 36 vjeçari narkotrafikant ndërkombëtar i kapur të enjten nga Guardia di Financia, kishte mbërritur në Itali në Milano.

Sipas hetuesve, bosi me kombësi të dyfishtë, boshnjako-gjermane, do të takohej me aleatët shqiptarë për të vendosur çmimin e 1 ton kokaine që pritej të shitej në qytetin italian.

I arrestuari njihet si bosi i “Klanit të Gjirit”, shkruajnë mediat shqiptare, një organizatë gjigante trafiku droge, dhe ndër pikat kryesore të referimit për kapon e tij, “Otoniel”, trashëgimtari i Escobarit.

Rizvanoviç Niemeier transportonte drogë nga Kolumbia në Itali nëpërmjet Panamasë e Spanjës, ndërsa për shitjen e saj shfrytëzonte emigrantët e shumtë.

Sipas mediave italiane, si partnerë kryesorë të tij ka pasur shqiptarët në zonën e Milanos, edhe pse besohet që nuk kanë qenë ata të vetmit. /

Exit mobile version