Gjatë kontrollit të një veture në vendkalimin kufitar në Bllacë, policia ka arritur që të gjejë rreth 30 kilogram materie bari, që sipas të gjitha gjasave është lëndë narkotike marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vetura e tipit ”Chrysler” është ndaluar, ndërkaq shoferi i saj, T.B.L.A (53) është shtetas i Mbretërisë Suedeze. Dogana e Maqedonisë e ka ndaluar suedezin, për procedurë të mëtutjeshme.
Në një rast tjetër, policia ka ngritur padi ndaj Z.A nga Shkupi, për veprën penale ”prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullimtë drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Policia ka arritur në informacione se Z.A ka patur në posedin sasi të madhe marihuane për ta shitur. Gjykata i ka caktuar masën e kujdesit, respektivisht, një herë në javë të paraqitet në polici./Telegrafi/