Site icon Telegrafi

Kapet skafi i mbërritur nga Shqipëria në Turqi me drogë, tre të arrestuar

Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar para pak minutash një motoskaf, në brigjet e Mitilinit në detin Egje, i cili transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Turqi.

Sipas burimeve policore, anti droga greke ishte në dijeni të transportit të drogës,dhe menjëherë u vunë në ndjekje të trafikanteve, të cilët dyshohet se po transportonin sasi të mëdha kanabisi nga brigjet shqiptare në ato turke, në detin Egje,ku edhe do ta këmbenin me heroinë.

Mësohet se një helikopter i Frontex dhe disa motovedeta të rojës bregdetare, munden të gjejnë njërin prej motoskafëve të trafikantëve, në momentin që dilte prej brigjeve turke,i ndjekur prej policisë turke.

Mbas ndjekjes për gati dy orë, roja bregdetare hapi zjarr duke nxjerrë jashtë funksionit motorët e gomones së trafikantëve.

Deri tani mësohet se janë arrestuar tre trafikantë, identitetet e të cilëve nuk bëhen publike, ndërsa vazhdon operacioni për gjetjen e një gomoneje të dytë në të cilën dyshohet se janë ngarkuar sasi të mëdha kanabisi.

Gomonia e sekuestruar dhe të arrestuarit po dërgohen në portin e Mitilinit, ndërsa gjatë orëve në vazhdim, priten detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Dy vite më parë, një motoskaf shqiptar, u ndalua në brigjet e ishullit Kea në detin Egje, me më shumë se 1500 kg kanabis në bord, në pranga ranë 3 skafiste dhe 3 bashkëpunëtorë të tyre në tokë, mes tyre një biznesmen i njohur grek. /tch/

Exit mobile version