Telegrafi

Kapet shtetasi shqiptar gjatë tentimit për të vjedhur xhaminë në fshati Pirok

Foto: Ilustrim

Shtetasi shqiptar E.Sh(29) dje është arrestuar nga policia e SPB Tetovë gjatë tentimit të tij për të vjedhur xhaminë e fshatit Pirok, informojnë nga SPB Tetovë.

Sipas policisë, E.Sh është arrestuar dje rreth orës 9:30 që kur për tentim vjedhjen është raportuan nga personi S.Sh(31) nga Piroku, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shtetasi shqiptar E.Sh dyshohet se gjatë këtij muaji ka kryer edhe dy vjedhje në xhami në Tetovë dhe në Raven të Gostivarit, ku ka marrë para, tri unaza të argjend dhe orë dore.

Ai mbahet në Stacionin policor në Tetovë dhe do të dorëzohet gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë, thonë nga policia./Telegrafi/