Telegrafi

Kapet sasi e madhe droge në Shqipëri, priten arrestime të mëdha (Video)

Në Vlorë është kapur një sasi e madhe droge. Bëhet fjalë për 10 tonë kanabis të sekuestruara në një vilë në Babicë, ngjarje kjo që pritet të shkaktojë dhe arrestime të bujshme në orët në vijim.

Lajmi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook ka publikuar edhe një video nga aksioni policor në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat e Shqipërisë, bëhet me dije se sasia e madhe e sekuestruar ka lidhje me grupin e narkotrafikut shqiptaro-italian pjesë e të cilëve ishte dhe Moisi Habilaj, i cili u arrestua ditën e djeshme, dhe që njihet edhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Siç shkruan Berisha, vila ku u kap sasia e madhe e drogës ishte e siguruar me kamera dhe sisteme alarmi.